“Konferenca e 2të në Kosovë e Parlamentit të të Rinjve të Evropës”

Organizator:                 Parlamenti i të Rinjve të Evropës – EYP;
Partner:                       Universiteti ILIRIA dhe Tjera Institucione;
Data e organizimit:       Tetor, 18-21 2012

Parlamenti i të Rinjve të Evropës është një krijim i Komisionit Evropian, aktivitetet e së cilit shtrihen në pothuajse të gjitha Shtetet e Evropës.

Për herë të parë Kosova gëzoi të drejtën e plotë të organizimit të aktiviteteve brenda kornizës së këtij parlamenti. Si e tillë, Kosova organizoi këtë konferencë e cila kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të të rinjve pjesëmarrës në këtë ngjarje, përmes simulimit të Sistemit Funksionues të Parlamentit Evropës, për të mësuar mbi mënyrën reale dhe praktike se si ky institucion funksionon.

Të rinjtë e Kosovës, së bashku me përfaqësues të rinjve të ardhur nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilët morën pjesë në konferencë, ishin pjesë e trajnimeve dhe tjerave aktivitete që zyrtarët e Shteteve të Bashkimit Evropian mbajtën për ata. Pjesëmarrësit të cilët ishin të përfshirë në aktivitetet e konferencës ishin të ndarë në grupe punuese dhe ata zhvilluan dhe elaboruan tema dhe raste të cilat kërkonin zgjidhje.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts