Organizuar nga Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Qendrën Diplomatike shqiptare, kjo konferencë, në qendër të diskutimit pati çështjen e rolit vendimtar që faktori ndërkombëtari tregoi në rrugën drejt shtet formimit të Kosovës.
Në këtë konferencë morën pjesë: ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, profesorë dhe studentë të KolegjitILIRIA, përfaqësues të botës akademike në Kosovë, përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve publike sikurse: Dr. Lisen Bashkurti, Dr. Nancy McCaslin, Dr. Muhamet Kelmendi, Dr. Kadri Metaj, Dr. Riza Smaka, Dr. Ibrahim Gashi, Dr. Shpresa Shehu – Kursani, Mr. Kadri Kryeziu, Mr. Driton Tali.
Kumtesat e paraqitura në këtë konferencë u mbajtën nën këto tituj:
– Është koha që Kosova të mendojë, të sillet dhe të veprojë si shtet I pavarur;
– The Rule of Law and Equality for Citizens;
– Kosova dhe Grupi I Kontaktit;
– Vonesa për zgjidhjen e statusit – shpie kah ndarja e Kosovës;
– Sfida kosovare për unitetin politik dhe diversitetin kulturor të Evropës;
– Roli I faktorit ndërkombëtar në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës;
– Kosova dhe rruga drejt Bashkimit Evropian;
– Faktori ndërkombëtar në Kosovë – roli I Shteteve të Bashkuara në Kosovë;
– Qëndrueshmëria ekonomike e shtetit të Kosovës pas statusit dhe roli I institucioneve ndërkombëtare financiare
Të gjitha kumtesat e nxjerra nga panelistët në konferencë, janë botuar brenda një publikimi të vetëm, i cili mban titullin e njëjtë me atë të konferencës.