Kjo konferencë në panelin e saj ka mbledhur akademik të gjuhës dhe letërsisë nga të gjitha trevat shqiptare dhe vende të tjera evropiane. Në qendër të diskutimit, kjo konferencë, pati vlerësime shkencore të fushës, mbi nivelin e përdorimit të gjuhës standarde, të njësuar shqipe brenda trevave shqip folëse.
Diskutimet në këtë konferencë, u bazuan në vlerësimet dhe përfundimet e nxjerra pothuajse 40 vite më parë, nga Konsulta Gjuhësore e Prishtinës (1968) dhe nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), dy ngjarjeve madhore historike që u dhanë shqiptarëve gjuhën e njësuar e të përbashkët, përkatësisht unifikimin e kombit.
Panelistët në konferencë njëzëri pranuan se pavarësisht vendimeve të nxjerra nga Kongresi i Drejtshkrimit në lidhje me njësimin e gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj, sot ekzistojnë, zëra dhe fronte kontroverse mbi këtë çështje. Njëri front është përkrah idenë që përdorimin e shqipes krahinore, dialektore e bazojnë në shkencë, histori, kulturë, si dhe fronti i dytë të cilin e përbëjnë përkrahësit e gjuhës së standardizuar dhe të pa ndryshuar për të gjithë shqip folësit.
Të gjithë pjesëmarrësit po ashtu shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me tendencat e sotme për zhvlerësimin e standardit që gjuha shqipe ka ruajtur tani e sa shekuj me radhë, përpjekje antikombëtare dhe të dështuara.
FJALË RASTI
Prof. Dr. Qemal MURATI
Prof. Dr. Mixhait Reçi
President i Kolegjit ILIRIA
Fjala përshëndetëse
KUMTESAT
Akademik Rexhep QOSJA
Gjuha standarde midis dy frontesh
Prof. Dr. Agim VINCA
Gjuha standarde shqipe dhe bota akademike
Prof. Dr. Shefkije ISLAMAJ
Gjuha standarde “e kontestuar”
Prof. Dr. Qemal MURATI
Zhvillime në lëmë të standardit të shqipes dhe tendencat partikulariste anti standard
Prof. Dr. Rami MEMUSHAJ
Pse u lanë mënjanë projektet për “pangegënishten”?
Prof. Dr. Gerd – DIETER NEHRING
Tiparet e shqipes standarde nga këndvështrimi i standardit të gjuhës së sotme gjermane
Prof. Dr. Emil LAFE
Nga liberalizmi gjuhësor te domosdoshmëria e gjuhës standarde
Prof. Dr. Shezai RROKAJ
Shqipja në epokën e globalizmit dhe identiteti i saj
Prof. Isa BAJÇINCA
Shqipja standarde sot
Prof. Dr. Ragip MULAKU
Reflektime për shqipen standarde
Prof. Dr. Hysen MATOSHI
Shqipja standarde dhe përdorimi i saj
Prof. Dr. Begzad BALIU
Shqipja standarde dhe identiteti shqiptar
Prof. Dr. Remzi NESIMI & Doc.dr. Valbona TOSKA
Shqipja standarde në Maqedoni
Mr. Haxhi SHABANI
Probleme të sotme të gjuhës shqipe në Malin e Zi.