Kolegji ILIRIA, me iniciativë të studentëve dhe përkrahje nga Rinia Studentore e Kosovës, hap manifestimin tradicional, “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, me të cilin për 13-të vite rresht, shpreh respektin dhe dashurinë ndaj SHBA-ve dhe rolit të tyre të përhershëm, esencial dhe të pazëvendësueshëm, në shtetndërtimin e Kosovës.
Aktivitet e ndryshme kulturore e artistike, që zhvillohen në kuadrin e këtij manifestimi treditor, i dedikohen miqësisë shqiptaro-amerikane, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që ka dhënë qeveria amerikane dhe populli amerikan, për lirinë, pavarësinë e vendit tonë.
Edhe këtë vit përgjatë tri ditëve, prej 20 deri më 22 nëntor, manifestimi i madh “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të 2018”, përfshinë aktivitete si: Ekspozitë me piktura të piktorit të njohur, Fatmir Krypa, Promovim i librit “Rrëfime Lirie” të autorit Shaqir Salihu, gazetar shumëvjeçar në “Voice Of America”, Vizitë në bazën kryesore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën komandën e KFOR-it në Kosovë, Kampi Bondsteel, si dhe shumë aktivitete të tjera.
Manifestimi “Ditët e falënderimit të Kosovës për SHBA-të, korrespondon me Ditën e Falënderimit apo Thanksgiving Day, të cilën populli amerikan, bashke me rinën studentore dhe qytetarët e Kosovës e shënojnë dhe festojnë së bashku.
Edhe këtë vit për të 13-tin vit me radhë, RTV21, vazhdon të jetë sponzor medial i këtij manifestimi.