ILIRIA: Përmbyllet Edicioni i pestë i Garës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor

Në Kolegjin ILIRIA u organizua Edicioni i pestë i Garës më të madhe Ndërkombëtare të Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor.

Këtë edicion Kolegji ILIRIA e organizoi në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Qendrën për Zhvillimin Ekonomik dhe Social. Gara u mbështet edhe nga institucionet shtetërore, gjykatësit, avokatët, prokurorët, ekspertët ligjorë, profesorët dhe studentët nga universitetet e Kosovës, vendet e rajonit dhe Evropa.

Ky edicion filloi me ceremoninë e hapjes më 21 shkurt në Hotel Sirius. Hapjen para shumë të pranishmëve e bëri Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA z. Arbër Reçi, ku pos tjerash theksoi për traditën, rëndësinë dhe qëllimin e organizimit të kësaj gare për Ballkanin Perëndimor në Kolegjin ILIRIA dhe pjesëmarrjen në garën Williem C. Vis Moot, në Vjenë.

Aktivitetin e përshëndeti znj. Miranda Jolicoeur, zv/drejtoreshë në Departamentin për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, e cila prezantoi sukseset e arritura në bashkëpunim me Kolegjin ILIRIA.

Për sukseset e studentëve të Universitetit të Prishtinës në kuadër të bashkëpunimit me Kolegjin ILIRIA si dhe rëndësinë e organizimit të kësaj gare për pjesëmarrje në Kosovë para garës Williem C. Vis Moot, në Vjenë, foli Znj. Donikë Qerimi.

Ky aktivitet u mbështet tani më nga sponzorët tradicional firmat ligjore “Ramaj & Palushi” dhe “Shita & Ibrahimaga”, ndërsa këtë vit edhe nga kompania Frutex Shpk Company, golden Eagle.

Në garën ndërkombëtare të arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor ekipet dhe arbitrat pjesëmarrëse nga vendet e rajonit dhe Evropa realizuan simulimin e seancave të arbitrazhit për studentë të juridikut. Ekipet e arbitrave nga Kosova, Shqipëria dhe Gjermania ishin të suksesshëm në sesionet konkurruese ndërmjet ekipeve. Pasi që Vis Pre-Moot për Ballkanin Perëndimor, është me karakter garues, në përfundim të garës u shpallën dy çmime fituese, ekipi më i mirë dhe folësja më e mirë. Çmimi për ekipin më të mirë u nda për Universitetin nga Gjermania, Friedrich-Alexander University Erlangen-Nürnberg dhe folësja më e mirë u zgjedh Katja Knecktys nga ekipi fitues i grupit të Gjermanisë.

Kjo garë fillimisht është mbështetur nga USAID për tre vitet me radhë, pastaj organizohet nga Kolegji ILIRIA dhe gradualisht ka filluar të mbështetet nga institucionet vendore në Kosovë. Tanimë gara e arbitrazhit është e qëndrueshme dhe është bërë traditë që organizohet nga institucionet vendore të Kosovës.

Gjatë viteve të organizimit dhe realizimit të garës së arbitrazhit në Kosovë kanë marrë pjesë mbi 50 Arbitra nga SHBA-të, Italia, Gjermania, Bullgaria, Kosova dhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Ekipet e Kolegjit ILIRIA kanë marrë pjesë në garën Williem C. Vis Moot, të cilët e përfaqësuan Kolegjin ILIRIA dhe Kosovën në garën e arbitrazhit në Vjenë, Austri. Studentët arritën suksese në seancat e simulimit të rasteve duke konkurruar me shtetet nga e gjithë Bota.

Gara “Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot apo shkurtimisht “Vis Moot” është një garë ndërkombëtare e simulimit të seancave të arbitrazhit për studentë të juridikut që mbahet çdo vit në Vjenë, Austri, që nga viti 1994. Vis Moot konsiderohet si njëra ndër garat më prestigjioze në fushën e drejtësisë dhe shpeshherë iu referohen si “Olimpiada e Drejtësisë”, ku marrin pjesë mbi 300 universitete nga e mbarë bota.

Gara Ndërkombëtare e Arbitrazhit për Ballkanin Perëndimor gjatë këtyre pesë viteve ka arritur të bëhet një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Kolegjin ILIRIA. Çdo vit është interesimi i shtuar i pjesëmarrësve, duke dërguar shumë studentë pjesëmarrës të Kolegjit dhe nga tërë Kosova në garën Williem C. Vis Moot 2019 në Vjenë.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts