Kolegji ILIRIA dhe Ohio Northern University organizuan aktivitet të përbashkët

Në Kolegjin ILIRIA u mbajt punëtoria me temë “Pedagogjia Ligjore”, me profesorët e Ohio Northern University në SHBA dhe stafin akademik e studentët të Kolegjit ILIRIA.

Punëtoria u organizua sipas metodologjisë amerikane, duke përfshirë prezantimin por edhe zhvillimin e debateve, bisedave të lira dhe simulime të rasteve të ndryshme.

Në këtë punëtori profesorët amerikan dhe stafi akademik së bashku me studentët e Kolegjit ILIRIA, diskutuan shumë tema të ndryshme që kanë të bëjnë me “Teknikat dhe sfidat e të mësuarit dhe të nxënit interaktiv”. Gjatë punëtorisë profesori Dr. Kevin Hill organizoi një aktivitet interaktiv, ku stafi akademik dhe studentët e Kolegjit ILIRIA përmes punës në grupe trajtuan problemet që shfaqen në raste të kujdestarisë për fëmijët ndërkombëtarë. Në këtë rast, stafi akademik dhe studentët e Kolegjit ILIRIA, gjatë bisedave të lira në grupe së bashku me profesorin Dr. Hill, diskutuan dhe analizuan problemet që shfaqen në raste të kujdestarisë për fëmijët në vendin tonë, rastet që shfaqen më shpesh dhe metodat që përdoren për të arritur deri te zgjidhja e problemit.

Në kuadër të punëtorisë profesorët Dr. Kevin Hill dhe Dr. Howard Fenton, vazhduan me temën “Teknikat dhe objektivat e të mësuarit interaktiv”. Profesorët amerikan trajtuan çështje të ndryshme që ndërlidhen me temën e caktuar, me ç’rast trajtuan çështjet si: zhvillimi i aftësive të të menduarit kritik përmes qasjeve të ndryshme ndaj të mësuarit, dialogu sokratik, puna në grupe, prezantimet, teknologjia dhe përcaktimi i teknikave të përdorimit. Gjithashtu gjatë zhvillimit të debateve u diskutua për metodat e motivimit të studentëve për të studiuar dhe pët të qenë aktiv në ligjerata.

Pas përfundimit të punëtorisë Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr. Mixhait Reçi, i nderoi me nga një mirënjohje profesorët nga Ohio Northern University në SHBA, Dr. Kevin Hill dhe Dr. Howard Fenton.

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me universitetet në Amerikë, janë pjesë e organizimit të përbashkët të evenimenteve shkencore, si konferencat, seminaret, debatet, punëtoritë, realizimet e hulumtimeve shkencore, studimet master dhe të doktoraturës.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts