Kolegji ILIRIA, Kosovë, Urime Ushtria

Kolegji ILIRIA, që nga fillimi i punës ka zhvilluar politika dhe vizion

e të cilat janë në harmoni me interesin e përgjithshëm shtetëror. E një nga prioritetet e para dhe me rëndësi më të madhe, ka qenë mbështetja e TMK- së, e më pas FSK-së, duke u ofruar mundësi arismimi të vazhdueshëm pjesëtarëve të kësaj trupe, me qellim të zhvillimit të saj karshi me nivelet e ushtrive regjionale, Europiane dhe Amerikane në veçanti.

Kolegji ILIRIA përkrah transformimin e FSK-së në Ushtrinë e Republikës së Kosovës, të cilët kanë kontribuar me vite në mënyrë profesionale për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës. Ushtria jonë është ushtria e kombit dhe jemi krenarë që përkundër shumë sfidave, kemi arritur deri në formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Madhështia e punës të tyre ka bërë që, përkundër përpjekjeve për t’i harruar, mënjanuar apo përjashtuar ata, të gjithë së bashku duke u angazhuar me forcat maksimale, kanë arritur suksese të mëdha. Dukuri e kësaj periudhe ishte vlerësimi, rritja e rolit dhe e numrit të nënoficerëve, me qëllim stërvitjen dhe përgatitjen e ushtrisë. Duke iu falenderuar punës dhe kontributit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ne sot mburemi që kemi Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Sot për të gjithë është një ditë e rëndësishme, moment krenarie, nderimi dhe reflektimi i punës e angazhimeve shumë vjeçare për të arritur deri në këtë ditë historike. Tani e kemi një Ushtri me Forca të Armatosura, të cilët do të jenë vazhdimisht në shërbim të mbrojtjes së kombit dhe shtetit

Jemi të lumtur që na është dhënë mundësia e mbështetjes së shumë pjesëtarëve të kësaj trupe në rrugëtimin e saj, e arritur fal punës, përkushtimit, e në veçanti me mbështetjen e SHBA- ve.

Ju urojm të gjithë qytetarëve të Kosovës, për rrugëtimin e ri me Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts