Në Ditën Botërorë të Librit, më 23 Prill të këtij viti, Këshilli i Nxënësve të Prishtinës, Organizata CESD dhe Kolegji ILIRIA filluan kampanjën Libri Im – Biblioteka Jonë. Iniciativë kjo e cila synoi të sigurojë një bibliotekë të pasur për çdo shkollë të mesme në Kosovë.
Kolegji ILIRIA, në bashkëpunim me Këshillin e Nxënësve të Prishtinës – KNP dhe Qendrën për Zhvillimin Ekonomik dhe Social – CESD janë angazhuar për të ndihmuar në punën e institucioneve arsimore dhe në angazhimin e nxënësve në aktivitete të ndryshme.
Njëkohësisht përpjekjet janë ndërmarrë për të rihapur bibliotekat e shkollave të mesme. Qëllim ky, që është rezultuar me sukses përmes kampanjës “Libri im, Biblioteka jonë”, e cila tashmë ka përfunduar në të gjitha shkollat e mesme në qytetin e Prishtinës dhe synimet qëndrojnë të vazhdojë në qytetet tjera në vend.
Nxënës, ish nxënës, prindër dhe i gjithë komuniteti, janë bërë pjesë e kampanjës “Libri im, Biblioteka jonë”, duke dhuruar libra, me të cilat do të krijohet apo të pasurohet një bibliotekë e një shkolle të mesme.
Projektit “Libri im, Biblioteka jonë’ iu dha një mbështetje e fuqishme nga Kolegji ILIRIA me dhurimin e një numri të madh të librave. Në zhvillimin e projektit ishin të angazhuar me shumë se 100 vullnetar nga organizata dhe me shume se 400 pjesëmarrës nga shkollat e mesme.