Kolegji ILIRIA organizoi ligjëratë të hapur nga përfaqësuesit të OECD-së për Evropën Juglindore

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve akademike në Kolegjin ILIRIA në bashkëpunim me OECD-në, u organizua ligjëratë e hapur me temë: “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”.

Për një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit ILIRIA z. Arbër Reçi, i cili falënderoi përfaqësuesit për vizitën si dhe mundësinë e ofruar për të pranishmit që të njihen nga afër me punën dhe arritjet e OECD –së në Evropën Juglindore, në veçanti në Ballkanin Perëndimor. Z. Reçi çmoi lartë punën e përfaqësuesve nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e cila në bashkëpunim me akterët shtetëror janë të angazhuar në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe vendeve në rajon, në reformat në favor të rritjes më të madhe të standardit jetësor, investimeve më të mëdha dhe punësimit të plotë.

Gjatë ligjëratës për të pranishmit, z. Jakob Fexer i cili është Menaxher i Projektit në programin rajonal të OECD për Evropën Juglindore (SEE), dha një vështrim të punës së organizatës dhe programit të i saj në mbështetjen e dhënë në zhvillimin e ekonomive të shteteve në Evropën Juglindore, angazhimin e saj në lehtësimin e dialogut politik në nivel teknik dhe të lartë politik dhe në transferimin e praktikave të mira të politikave në fusha të ndryshme nga shtetet anëtare të OECD-së në rajonin e EJL.

Në këtë ligjëratë u realizua dhe një vështrim i publikimit të botimit “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2018: Pikëpamjet për politikat 2018”, nga OECD, i cili botim fokusohet në 17 fusha kryesore të konkurrencës përfshirë Ballkanin Perëndimor. Ndër këto fusha, ajo e politikave, shkenca dhe inovacioni luajnë një rol të madh, si dhe shoqëria digjitale, edhe në kontekstin më të gjerë të investimeve dhe zhvillimit të tregtisë – deklaroi z. Fexer.

Në përfundim të ligjëratës, duke iu referuar angazhimit të OECD- së në fushën edukimit në Kosovë, z. Fexer potencoi angazhimin e tyre në bashkëpunim me Kolegjin ILIRIA në ditët në vazhdimësi në ofrimin e mundësive për të rinjtë dhe studentëve të Kolegjit ILIRA, në avancimin e tyre profesional përmes punës praktike në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts