Në kuadër të aktivitetit “Java e luftës kundër korrupsionit” të enjten më 13 dhjetor 2018, me fillim nga ora 10:30, Kolegji ILIRIA organizon ligjeratë me tematikë që i referohet “Luftës kundër korrupsionit”.
Kapiteni Fatmir Karaliti në këtë ligjeratë do të flasë për aktivitetet që organizohen në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”. Policia e Kosovës dhe Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve kundër korrupsionit.
Kolegji ILIRIA shpreh të njejtin interesim ku fton të gjithë studentët, stafin akademik dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ligjeratë.