Në vazhdimësi të aktiviteteve akademike, Kolegji ILIRIA realizoi një pritje zyrtare të përfaqësueseve nga Universiteti ISAG, në Portugali; me të cilin universitet tani vite radhazi ka bashkëpunim në shkëmbimin e studentëve në kuadër të programit Erasmus+.
Në këtë ngjarje Kolegji ILIRIA organizon edhe ligjëratë të hapur nga përfaqësuesit e lartë, profesor eminent të këtij universiteti, qëllimi i të cilës është informimi dhe promovimi i mundësive të ofruara, programeve studimore, bursave në edukimin e lartë akademik, drejtuar studentëve të Kolegjit ILIRIA.
Ky rast, shërbeu si një mundësi e veçantë edhe për ndërlidhjen dhe përforcimin e aktiviteteve të të dy institucioneve përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, mes Kolegjit ILIRIA dhe të ISAG University, në shkëmbimin e studenteve dhe stafit akademik si dhe në favor të mbështetjes së formave të ndryshme të përbashkëta të bashkëpunimit në të ardhmen.