Në Kolegjin ILIRIA interesimi i shtuar për trajnimet në Microsoft Imagine Academy nga SHBA

Kolegji ILIRIA që shumë vite është licencuar nga Microsoft dhe tani është pjesë e Microsoft Imagine Academy, për të ofruar mundësi për aftësim profesional, avancim në karrierë dhe certifikim të drejtpërdrejt nga Microsoft.

Në kuadër të trajnimeve të Microsoft Imagine Academy, Kolegji ILIRIA iu mundëson kandidatëve të certifikohen drejtpërdrejt në Microsoft me titullin Microsoft Office Specialist (MOS), Microsoft Technology Associate (MTA) si dhe Microsoft Certification Solutions Associate/Expert (MCSA/MCSE), certifikime këto zyrtare që njihen në nivel ndërkombëtar dhe u mundësojnë kandidatëve të dallohen dhe të kenë prioritet përballë konkurrencës në tregun e punës.

Në Kolegjn ILIRIA, interesimi i shtuar për trajnime të Microsoft Imagine Academy, të cilët janë studentë, punonjës të institucioneve apo kompanive të ndryshme.

Teknologjia e informacionit gjithnjë e më shumë po përdoret në bizneset moderne, prandaj kërkohet nga punonjësit që të kenë kompetencë më të madhe në përdorimin e llojeve të ndryshme të softuerëve.

Microsoft Imagine Academy përfshin programet më të përdorura, në pothuajse të gjitha kompanitë dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Nëse përdorni Microsoft Office në studime apo në punën tuaj, këto njohuri do të ju mundësojnë të rrisni efikasitetin tuaj në punë, të kurseni kohën në realizimin e punës.

Me këto njohuri të avancuara, të ofruara në trajnimet Microsoft Imagine Academy, do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha avantazhet që ofron Paketa e programeve të Microsoft Imagine Academy.

Kolegji ILIRIA gjithmonë duke ofruar avancime profesionale në programe të teknologjisë bashkëkohore

Për informata shtesë na kontaktoni në: [email protected] ose në numrin e telefonit: 045 789 119

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts