Zyra e Prorektorit për Hulumtime Shkencore në Kolegjin ILIRIA në bashkëpunim me Qendrat hulumtuese shpallin thirrjen për propozime për projekte hulumtuese.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë profesorët e Kolegjit ILIRIA, studentët e nivelit Master në Kolegjin ILIRIA si dhe Alumni i Kolegjit ILIRIA.
Granti për hulumtimin shkencor mbulon shpenzimet që lidhen me hulumtimin, pajisje të posaçme (pajisje laboratorike, materiale shpenzuese, softuerë, libra, etj), vizita afatshkurta, konferenca ku prezantohen rezultatet e projektit përfitues, shpenzime të punës në terren, bursë për studentët e angazhuar në projekt dhe publikimin e hulumtimit në revistën shkencore ILIRIA International Review. Shuma e përgjithshme parashikuar për këtë thirrje është 50,000 Euro,
Objektivat e thirrjes
Objektivat e thirrjes për propozime për hulumtime shkencore janë:
- Promovimi i bashkëpunimit shkencor,kombëtar dhe ndërkombëtar;
- Dhënia e mundësisë së studiuesve të rinj të Kosovës në fazën e hershme, të angazhohen për të punuar në hulumtime shkencore;
- Rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucionit arsimor me grupet e interesit
- Kontributi në trajtimin e temave aktuale të shoqërisë dhe ofrrimi i ndihmës për komunitetin
- Rritja e bashkëpunimit në tregun e punës dhe alumnin e Kolegjit ILIRIA
Fushat Shkencore:
Projekt propozimet rreth fushave të hulumtimit preferohet t’i përkasin fushave prioritare shkencore sipas zyrës për hulumtim në Kolegjin ILIRIA:
- Studime ekonomike dhe sociale;
- Arsimi dhe inovacioni;
- Teknologjia e informacionit dhe digjitalizimi;
- Bujqësia, ushqimi dhe bioteknologjia;
- Çështjet e integrimit në Unionin Evropian të Kosovës;
- Mjedisi, energjia dhe burimet natyrore;
- Fusha e drejtës civile dhe penale;
- Ndërmarrësi dhe inovacion;
Kriteret për vlerësimin e propozimeve:
Aplikacionet të cilat nuk i përmbajnë të gjitha dokumentet e kërkuara do të refuzohen automatikisht.
Aplikimet të cilat e kalojnë vlerësimin teknik do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:
- Origjinaliteti i objektivave dhe përbërjes së hulumtimit;
- Cilësia dhe rëndësia shkencore e hulumtimit;
- Kontributi për thellimin dhe zgjerimin e njohurive shkencore;
- Përfitimi i mundshëm, ndikimi dhe qëndrueshmëria e hulumtimit;
- Kompetenca e hulumtuesit kryesor dhe ekipit të propozuar hulumtues;
- Kontributi në trajnimin e hulumtuesve të rinj;
- Relevanca e aplikimit të rezultateve në praktikë;
- Propozimet në kontributin, përfshirjen, dhe cilësinë e Bashkëpunimit Rajonal;
- Koncepti dhe mënyra e përfshirjes, ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i studiuese të rijn të Kosovës;
- Përfshirja e grupit të interesit;
- Përfshirja e studentëve;
- Përfshirja e Alumnit;
- Përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë;
- Kontributi në komunitet;
Në raste që rezultatet e propozimeve janë të barabartë me pikë, përparësi do të kenë propozimet të cilat kanë përfaqësim më të madh të femrave në hulumtime, me qëllim të rritjes së përfaqësimit të femrave në hulumtime shkencore.
Kush mund të aplikojë:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë profesorët e Kolegjit ILIRIA, studentët e nivelit Master në Kolegjin ILIRIA si dhe Alumni i Kolegjit ILIRIA.
Aplikantë mund të jenë profesorë të Kolegjit ILIRIA, inkuadrimi i së paku një studenti të studimeve Master, Alumni, dhe nga këshillat. Njëri nga ekipi duhet të jetë me doktoratë.
Kushtet për aplikim:
- Aplikacioni i plotësuar dhe i nënshkruar nga bartësi;
- Letërnjoftimi i aplikuesit (kopja);
- Deklaratat e hulumtuese në projekt; Deklarata e secilit pjesëmarrës veç e veç në projekt (e noterizuar) ku ai/ajo zotohet se do të angazhohet në kryerjen e aktiviteteve të parapara me projekt dhe që projekti nuk është realizuar asnjëherë më parë në asnjë formë;
- CV-të e ekipit dhe listat e botimeve të pjesëmarrësve të projektit;
- Listën e botimeve (max. 5 faqe) të bartësit të projektit;
- Aplikimet mund të jenë në shqip dhe anglisht;
- Aplikimi në formë elektronike;
Si të Aplikoni:
- Forma e aplikimit;
- Forma e buxhetit;
- Plani i veprimit;
- Deklaratat;
- CV-të e ekipit;
- Lista e botimeve;
Dorëzimi i propozimeve
Afati për konkurrim për propozime për hulumtime shkencore do të jetë hapur nga data 04 Qershor 2020 deri më datën 16 Qershor 2020. Formularin e aplikimit gjeni të publikuar në ueb faqen kryesore të Kolegjit ILIRIA.
Propozimet duhet të dërgohet një version elektronik në e-mail adresën [email protected]
Kur bëhet dërgimi i aplikacionit subjekti i email-it duhet të ketë përmbajtje:
“Aplikimi për hulumtime shkencore, së bashku me emrin dhe mbiemrin e bartësit të projektit”.
Dokumentet e pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohen të pavlefshëm.
Formulari i Aplikimit (pdf dokument)