Kolegj ILIRIA së bashku me Qendren për Trajnime dhe Burime Avokuese (ATRC) dhe Save the Children organizuan panel diskutues mbi projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijës

Kolegji ILIRIA në bashkëpunim me Qendrën për Trajnime dhe Burime Avokuese (ATRC) dhe Save the Children organizuan sesionin informues mbi projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Ky sesion u zhvillua në kuadër të projektligjit PROtectChild, synimi i së cilët është të avokojë tek Institucionet e Republikës së Kosovës që aprovimi i ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve të trajtohet me prioritet.

Në fjalimin hyrës të këtij paneli diskutues, Sekretari Gjeneral i Kolegjit ILIRIA, z. Arbër Reçi përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e pranishëm të institucioneve për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e sistemit te drejtësisë në Kosovë. Njëherazi theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, gatishmërinë dhe përkushtimin e Kolegjit ILIRIA në zhvillimin e aktiviteteve të tilla, të cilat përveç që mbështetin krijimin e mekanizmave të veçantë në avancimin e sistemit të drejtësisë po ashtu ndihmon edhe në përgatitjen e kuadrove profesionale të sektorit të drejtësisë.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët e Kolegjit ILIRIA u angazhuan dhe diskutuan në lidhje me projekt-ligjin për mbrojtjen e fëmijës si dhe për rëndësinë dhe sfidat e shfaqura në zbatimin e tij.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts