z. Erion Veliaj, aktivisti i njohur i shoqërisë civile dhe drejtuesi i lëvizjes G99, ka vizituar Kolegjin ILIRIA. Ai me këtë rast është pritur nga struktura udhëheqëse, studentët dhe nga stafi akademik i Kolegjit. Z. Veliaj, para studentëve dhe stafit mbajti një ligjëratë me temën: “Roli i Qytetarit Aktiv në Demokratizimin e Shoqërisë”.
Gjatë kësaj ligjëratë aktivisti Erion Veliaj i ka informuar studentët në lidhje me rolin që qytetari duhet të ushtrojë në shoqëritë demokratike. Sipas tij, në shoqëritë demokratike qytetarët janë ata të cilët duhet të ndikojnë në pushtet. Qytetarët duhet të jenë aktiv dhe të bashkohen për të iniciuar, menduar dhe për të bërë ndryshime në politikën e sjelljes së institucioneve të cilat sjellin vendime me rëndësi për komunitetin e tyre.