Ligjëratë nga Prof.Dr Dieter Schimanke – Profesor në Universitetin e Hamburgut

Prof. Dr. Dieter Schimanke, profesor në Universitetin e Hamburgu-ut, Gjermani, në fakultetin juridik në lëmin e administrimit publik dhe sekretar i shteti të Gjermanisë, ka vizituar Kolegjin ILIRIA dhe ka mbajtur ligjëratë para studentëve të këtij Kolegji.

Ligjërata e mbajtur para studentëve titullohej: “Sistemi i administratës publike në Gjermani dhe reformat e saj”.

Gjatë kësaj ligjërate studentët kishin rastin që të njoftohen me parimet themelore të funksionimit të administratës publike gjermane, në retrospektivë me zhvillimet krahasimore me administratën e Kosovës. 

Profesor Dr. Schimanke në mes tjerash u angazhua që administrata e Kosovës të jetë më azhure në kryerjen e detyrave ndaj qytetarëve, si dhe të jetë sa më afër me qytetarin. Ai bëri disa krahasime në mes administratës gjermane dhe asaj kosovare, duke i vënë në pah disa dukuri, që i kishte hulumtuar gjatë angazhimit të tij në projekte kosovare në misionet e Kombeve të Bashkuara dhe OSBE, për ndërtimin e një administrate funksionale dhe e njëjtë me ato të shteteve perëndimore.

Profesori Dieter Schimanke vëmendjen e tij gjatë ligjëratës, e përqendroi tek institucionet shtetërore dhe juridike, si dhe kompetencat e tyre. Veçanërisht u përqendrua tek, arsimi, policia dhe jurispodenca. Studentët dhe profesorët e pranishëm në ligjëratë, trajtuan çështje me rëndësi në lidhje me projektin dhe u bënë sugjerime për detyrat e marra.

Shpërndaje

Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter

Recent Posts