Zyra për marrëdhënie me jashtë

Me krijimin e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, e cila është një strukture relativisht e re në kuadrin e Rektoratit të Kolegjit ILIRIA, Kolegji synon forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekzistues me analogët nëpër botë dhe në të njëjtën kohë edhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit brenda territorit të Kosovës.

Duke qenë pjesë e hartimit te politikave dhe strategjisë së zhvillimit të Kolegjit ILIRIA, kjo Zyrë bashkërendon punën me Universitete të tjera si brenda edhe jashtë vendit, për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat e arsimit të lartë.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, promovon ndërkombëtarisht aktivitetin e Kolegjit ILIRIA dhe krijon bazat për bashkëpunim të mëtejshëm duke shkëmbyer informacionin e nevojshëm.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron edhe shërbime lidhur me projekte për personelin akademik dhe studentët e Kolegjit ILIRIA, duke ndihmuar në gjetjen e fondeve, dhënien e informatave për grante të ndryshme, projekte, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. si dhe funksionon gjithashtu në ndihmë dhe në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të Kolegjit ILIRIA, lidhur me lëvizjen e tyre në vende të tjera në kuadrin e programeve të ndryshme akademike ndërkombëtare.